Ndalohet për pije uji i Banjës së Kumanovës

Uji mineral i Banjës së Kumanovës është ndaluar për pije, për shkak të prezencës së bakteries në çezmat e banjës. Kjo është konstatuar pas kontrollit dhe analizave të bëra nga Qendra për shëndet publik.

“ Uji i Banjës së Kumanovës që rrjedh nga disa prej gypave përmban bakterjen  “pseudonoma saerogenoza “ , andaj edhe ndalohet përkohësisht për pije. Bakterja e këtillë është prezente në katër nga gjithsej tetë çezmat. Pasi që i morëm rezultatet nga analizat e bëra kemi njoftuar Inspeksionin sanitar , i cili menjëherë ka dhënë urdhërin për ndalim pierje të ujit të Banjës së Kumanovës”  ka njoftuar gazetarët , Dr. Mimoza Veliçkovski, nga Qendra për shëndet publik.

Si shkaktar i paraqitjes së kësaj bakterjeje është moshigjiena, pasiqë në puset përreth çesjmave lahen shumë qytetarë, kurse objektit nuk mirëmbahet nga askush, andaj ka mundur që bakterja të jet bartur nga puset. Bëhet fjalë për bakterje që bartet shumë shpejt dhe u shkakton problem peronave të moshuar me imunitet të dobësuar.
 
Ndryshe uji i Banjës së Kumanovës njihet si mjaft shërues për sëmundjet e lukthut dhe sëmundjet nervore. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button