RTS: Shpallja e raporteve vjetore të Komisionit Evropian për vendet e Ballkanit, pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian

Shpallja e raportit vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve të Ballkanit do të shtyhet deri në fund të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, të planifikuara për në fund të majit, raporton RTS, duke cituar burimet diplomatike në Bruksel, njofton A1on.

Sipas analistëve, drejtimi i politikës së zgjerimit të BEBallkanin Perëndimor do të varet nga rezultatet e zgjedhjeve evropiane.

Edhe pse u njoftua që këto raporte do të shpallen në mes të prillit, raportet vjetore për vendet e Ballkanit do të shpallen pas 29 majit, e cila, sipas mediave, është shenjë se disa anëtarë të BE-së e konsiderojnë zgjerimin në Ballkan si një rrezik të brendshëm përpara zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button