Mbreti saudit Salman ka liruar të burgosurit egjiptianë

Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz liroi shtetasit egjiptianë nga burgjet saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Pallati i Mbretit në Rijad, bëhet e ditur se Mbreti Salman me dekret liroi një numër të burgosurish nga Egjipti.

Nuk bëhet e ditur se sa të burgosur u liruan, siç nuk bëhet i ditur edhe numri i egjiptianëve në burgjet e Arabisë Saudite.

Është e qartë se lirimi i të burgosurve egjiptianë është një gjest i vullnetit të mirë që mbreti i Arabisë Saudite e bëri me rastin e vizitës së djeshme zyrtare të princit saudit, Mohammed bin Salman në Egjipt.

Princi i kurorës Bin Salman u takua me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi dhe sot ai do të marrë pjesë në Samitin e Parë të udhëheqësve të botës arabe dhe Bashkimit Evropian në Sharm el-Sheikh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button