Shkupi prin në ndotjen e ajrit, qytetarët kërkojnë masa urgjente

Shoqatat qytetare, në protestën që u mbajt sot, kanë kërkuar nga institucionet shtetërore masa urgjente në luftën kundër ndotjes së ajrit, njofton Portalb.mk.

Nga shoqata “Shoqëri Kancerogjene”, thonë se presin nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut të caktojë seancë, dhe në të, të propozojnë masa të cilat do të kenë efekte afatgjate.

Sipas tyre, institucionet deri tash nuk kanë treguar gatishmëri dhe interes për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit.

Nga ana tjetër, Shkupi ka vazhduar të jetë e para në listën e kryeqyteteve botërore për nivelin e lartë pranisë së grimcave helmuese në ajër.

Ndërkaq, për herë të parë, para dy ditësh prani të lartë të grimcave helmuese në ajër pati edhe Shtipi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button