Doris Pack: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, rrezik për Ballkanin dhe Evropën
Politikania e njohur gjermane Doris Pack ka konfirmuar se gjendja në Ballkan aktualisht është shumë e rrezikshme.
Sipas saj, kjo situatë kërcënon të shndërrohet në kaos pasi, ka thënë ajo, rajoni është vetëm një hap larg gjendjes në vitet e 90-ta kur shpërthyen konfliktet e armatosura shkaktuar nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë, transmeton Koha.net .
Pack ,në veçanti ka përmendur rrezikun nga ndryshimi i kufijve për çfarë po flitet në kuadër të kërkimeve për zgjidhjen e marrëdhënieve Serbi – Kosovë.
Në bisedën për gazetën e Sarajevës “Dnevni avaz” të ditës së sotme, Pack, e cila ka qenë përfaqësuese e Parlamentit Evropian deri në viti 2014 dhe raportuese speciale për Bosnjë e Hercegovinë ndaj dhe njohëse e rrethanave, ka tërhequr vërejtjen se janë shumë të rrezikshme debatet për këmbimin e territoreve që po përmenden në kontekstin e kontestit ndërmjet Serbisë e Kosovës.
Ajo ka theksuar se problem shtesë është fakti se disa vende të Bashkimit Evropian po tregojnë gatishmëri t’i përkrahin këto projekte aventuriere që si reagime zinxhir do të reflektohen edhe në Bosnjë e Hercegovinë.