Përforcimi i kapaciteteve të organeve për luftën kundër korrupsionit, fokus i konferencës së OSBE-së në Shkup

Kryeministri, ministri i Brendshëm dhe ministrja e Drejtësisë, si dhe kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, mbajtën fjalime në konferencën e sotme mbi rolin e organeve për zbatim të ligjit në luftën kundër korrupsionit, e cila u organizua nga Misioni i OSBE-së në Shkup dhe ambasada italiane.

Clemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, tha se OSBE gatshëm të mbështesë reformat kundër korrupsionit.

“Organet për zbatimin të ligjit janë vendimtare për luftën efikase kundër korrupsionit. Po ashtu edhe integriteti i tyre për kredibilitetin e kësaj lufte është i rëndësishëm. Ne në OSBE jemi të gatshëm të mbështesim reformat aktuale dhe zhvillimin e strukturës kundër korrupsionit në vend”, tha Koja.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev tha se individët dhe institucionet  janë të obliguar të luftojnë korrupsionin dhe të njëjtin ta parandalojnë.

“Korrupsioni, konflikti i interesave dhe nepotizmi në të gjitha nivelet, janë ndër kërcënimet më të rrezikshme për shoqërinë dhe të gjithë qytetarët e saj. Shoqëria, individët dhe institucionet, veçanërisht ata që janë të obliguar të luftojnë këtë dukuri, duhet të jenë në gjendje të njohin, parandalojnë dhe të dënojnë të gjitha format e korrupsionit.”

Gjatë diskutimit u shqyrtua se si të përforcohet lufta e Maqedonisë së Veriut kundër korrupsionit, ndërsa përvojat ndërkombëtare u prezantuan nga Raffaele Cantone, kryetari i Autoritetit Kombëtar Italian Kundër Korrupsionit (ANAC).

Lufta kundër korrupsionit
Foto nga koferenca

Carlo Romeo, ambasador i Italisë në Maqedoninë e Veriut, tha se pjesëmarrja e Cantone konfirmon angazhimin e fortë të Italisë për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin.

“Përpjekjet lidhur me luftën kundër korrupsionit ishin në qendër të vëmendjes gjatë kryesimit të Italisë me ‘Procesin e Berlinit’ në vitin 2017 dhe në veçanti Samitin e tij për vendet e Ballkanit Perëndimor që kishte për qëllim t’i ndihmojë ata në përpjekjet e tyre drejt integrimit të ardhshëm evropian. Të njejtën qasje kishim edhe gjatë kryesimit tonë të OSBE-së vitin e kaluar duke emëruar një Përfaqësues Special për Anti-Korrupsion”, tha Romeo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button