Hiç më pak se 200 milion euro kushton Ronaldo!

Real Madridi do të ishte i gatshëm ta shesë Cristiano Ronaldon për 200 milionë euro nëse nuk e zgjidhin situatën aktuale të lojtarit kryesor të skuadrës – shkruan Goal.com.

Deklaratat e superyllit portugez se është i pakënaqur me Los Blancos kanë nxitur spekulime të shumta rreth të ardhmes së tij.

Megjithatë, drejtuesit e Realit janë të gatshëm që ta zgjidhin çështjen, por nëse gjërat shkojnë keq, atëherë ekziston opsioni i shitjes – mirëpo, rrallëkush mund të paguajë 200 milionë euro për shërbimet e 27-vjeçarit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button