Clooney nuk jam ndarë nga Stacy

“The Sun” publikoi të martën se George Clooney është ndarë nga e dashura e tij Stacy Keibler, por aktori ka përgënjeshtruar menjëherë këtë lajm.

“Një lajm i publikuar nga tabloidi londinez “The Sun” në lidhje me George Clooney dhe Stacy Keibler nuk është i vërtetë. Këto lajme kanë qëllimin e vetëm për të shitur sa më shumë gazeta”, u shpreh për “Mail Online” zëdhënësi i aktorit hollivudian.

Sipas “The Sun”, Stacey i kishte thënë miqve të saj se lidhja me Clooney kishte përfunduar pasi ky i fundit nuk donte diçka serioze.
Lajmi vjen menjëherë pas kthimit të çiftit nga liqeni i Komos, ku George çon shpesh të dashurat e tij.

Aktori është njohur me Keibler në qershor të vitit të kaluar./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button