Libi, vritet ambasadori amerikan

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Libi Chris Stevens, vdiq nga tymi i shkaktuar në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë, pas sulmit të rëndë që ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm. 

Lajmin e bën të ditur rrjeti mediatik panarabik Jazeera. Vec Stevens, 52 vjec, vdiqën edhe tre persona të tjerë, dy prej te cilëve punonjës të sigurisë së konsullatës, edhe ata shtetas amerikanë. Ndërkohë një tjetër punonjës i konsullatës, kombësia e të cilit ende nuk dihet, ka mbetur i vdekur nga ky sulm. Ndërkohë janë raportuar edhe dy të plagosur.

Kufomat e viktimave janë transferuar në aeroportin ndërkombëtar të Bengazit. Prej aty do të transportohen në Tripoli dhe më pas në bazën amerikane të Gjermanisë.

Në Bengazi duke nisur prej të martes, pati protesta të dhunshme kundër një filmi të konsideruar ofendues ndaj profetit Muhamed. 

Persona të armatosur sulmuan ndërtesën me granata përpara se t`i vinin zjarrin. Forcat e sigurise iu pergjigjën zjarrit, por ata ishin të paktë në numër përballë turmës së egërsuar të njerëzve. Skena të ngjashme pati edhe përpara ambasadës amerikane në kryeqytetin egjiptjan, Kajro.

Departamenti Amerikan i Shtetit e dënoi ashpër sulmin ndaj misionit diplomatik në Bengazi e tha se administrata amerikane po punon me autoritetet në Libi për të siguruar kompleksin. Identiteti i zyrtarit të vrarë nuk është bërë ende i ditur. Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton në mëngjes konfirmoi vdekjen e një punonjësi përmes një deklarate ku shprehte keqardhjen e thellë për këtë humbje./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button