Instituti Liberta: Skepticizmi evropian në Maqedoni mbështetet nga Qeveria

Në Maqedoni ekziston një skepticizëm i luhatshëm evropian. Ndonëse tani për tani nuk ekziston ndonjë parti politike në vend me platformë antievropiane, megjithatë evroskepticizmi në Maqedoni është real dhe ai më së shumti varet nga politika e Bashkimit Evropian ndaj vendit.

Lëkundjet e tilla, ndoshta më së miri shikohen me përdorimin e mbiemrit maqedonas në raportet e BE-së. Me mospërdorimin e mbiemrit, rritet edhe evroskepticizmi në vend. Ky është konstatimi nga debati në temën “Kundrejt Evropës dhe Evroskepticizmit në Maqedoni, kërcënim i vërtetë apo blof?”- publikim i analistit Edmond Ademi.

“Sot për shkak të krizës globale financiare dhe ekonomike, Evropa gjendet në udhëkryq, dhe koncepti i evroskepticizmit gjithnjë e më shumë e më shumë është i pranishëm në jetën e përditëshme. Jo vetëm në vet anëtaret e Bashkimit, por edhe në vendet që dëshirojnë t’i bashkangjiten BE-së, mes të cilave edhe Maqedonia”, theksoi Ademi.

Për drejtoreshën e Institutit për politikë evropiane, Malinka Risteska – Jordanova, evroskepticizmi jo vetëm që është i pranishëm në vend, por ai në njëfarë mënyre, shprehet ajo, mbështetet edhe nga Qeveria.

“Unë personalisht konsideroj se evroskepticizmi në vend në njëfarë mënyre mbështetet edhe nga Qeveria. Kjo është për dy arsyje – për shkak të arsyjeve utilitariste, por edhe për shkak të emrit. Tani kur BE-ja është në krizë, ndryshohen zërat se BE-ja mund t’i zgjidh të gjitha problemet tona dhe se BE-ja mund të na jep standardin që e dëshirojmë. Nga ana tjetër, këtu është edhe çështja e emrit, e cila është tezë dominante tek ne”, thekson Risteska – Jordanova.

Që të gjendet zgjidhje për këtë, thekson ajo, duhet të dilet nga stereotipi i të menduarit se ata që e mbështesin Bashkimin Evropian dëshirojnë ta japin emrin, dhe se ata që nuk e japin emrin janë kundër Bashkimit Evropian.

Për ushtruesin e detyrës ambasador i Sllovakisë në vend, Robert Kirnag, debatat për evroskepticizëm në BE dhe në vendet kandidate të BE-së janë të dëshirueshme dhe të mirëseardhura. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button