Shqipëria s’ka bërë progres për marrjen e statusit

Ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller-Holtkemper, ka thënë se Shqipëria ka bërë pak progres për marrjen e statusit kandidat për në BE, përveç miratimit në Parlament të Kodit të ri Elektoral, por ka shtuar se duhet punuar për heqjen e imunitetit dhe reformimin e institucioneve.

Këto deklarata ambasadorja gjermane i ka bërë nga qyteti i Gjirokastrës, ku monitoroi disa prej investimeve gjermane.

Ambasadorja Holtkemper tha se Shqipëria para se të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përmirësojë sistemin e drejtësisë dhe të bëjë të mundur zbatimin e ligjit.

“Shqipëria ka pasur pak progres, si Kodi i ri Elektoral që ka kaluar në Parlament. Qeveria dhe opozita po diskutojnë për heqjen imunitetit, reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e drejtësisë, kështu që po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë që kjo të materializohet. Ne mendojmë që për shqiptarët është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë, kjo do të përmirësonte situatën dhe marrdhëniet mes vetë shqiptarëve, mes institucioneve dhe biznesit, mes institucioneve dhe biznesit të huaj, por përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të huajve. Kështu që na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj. Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për institucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e vendit kandidat automatikisht”, tha ambasadorja.

Lajme të ngjashme

Back to top button