Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë!

Revista amerikane “Forbes”, për të dytin vit me radhë, ka vendosur në krye të listës kancelaren gjermane, Angela Merkel, si gruaja më e fuqishme në botë.

Sekrtarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, është renditur e dyta në listë, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousef, raporton Reuters.

“Këto gra të fuqishme ushtrojnë ndikim në mënyra të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme”, ka thënë Moira Forbes, presidente e “ForbesWoman”.

Lista prej 100 emrash përbëhet nga gra të përfshira në politikë, teknologji, organizata jofitmiprurëse dhe fusha të tjera. Ato janë renditur në bazë të ndikimit, sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë dhe prezencës në media. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button