Defekte të shumta në ujësjellësin e qytetit të Tetovës

Qyteti i Tetovës ka një rrjet të vjetër të ujësjellësit kryesor gati se 50 vjet dhe defektet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tetovës janë të zakonshme në të gjitha periudhat e vitit. Më vështirë është në muajt e parë të pranverës dhe në vjeshtë kur rritet sasia e prurjeve të ujit në sistemin e ujësjellësit dhe i njëjti nuk mund të mbajë sasi të madhe të ujit dhe kjo bën që të ketë defekte të njëpasnjëshme në të gjitha pjesët e qytetit të Tetovës pa dallim.

As Ndërmarrja Publike Komunale e as Komuna e Tetovës nuk kanë kapacitete të ndërtojnë tërë sistemin e ri të ujësjellësit brenda në qytet. Prandaj ata kërkojnë modalitete për të arritur tek një zgjidhje që brenda në qytet të mos ketë çdo ditë defekte dhe ndërprerje të shpeshta të ujit nëpër lagje të caktuara, shkruan gazeta KOHA.

Nga NPK thonë se nuk kanë mundësi që ata vet të realizojnë projektin për rrjetin e ujësjellësit në tërë qytetin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button