Akar: Largimi i SHBA-ve nga Siria nuk duhet t’u japë hapësirë terroristëve

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka deklaruar se zbrazëtira që del pas tërheqjes së trupave të SHBA-ve nga Siria, që pritet të ndodhë, nuk duhet t’u japë hapësirë terroristëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Akar përsëriti se pavarësisht përdorimit të etiketave të ndryshme, PKK-ja terroriste, PYD-ja dhe YPG-ja janë në fakt të të njëjtit grup.

“Zhdukja e organizatës terroriste YPG nga Siria është me rëndësi të madhe për sigurinë e kufijve dhe njerëzve tanë”, tha Akar.

Mbi idenë për të siguruar një zonë të sigurtë që do të shtrihet në lindje të Eufratit, Akar tha se vetëm forcat turke duhet të jenë të pranishme në një zonë të tillë.

“Zbrazëtira që do të shfaqet pas tërheqjes së trupave të SHBA-ve nga Siria nuk duhet të sigurojë një strehë të sigurtë për terroristët”, shtoi Akar.

Turqia ka premtuar një operacion ndërkufitar në Siri kundër YPG/PYD-së, në lindje të lumit Eufrat, e cila pason pas dy operacioneve të ngjashme kundër terrorizmit në vitin 2016.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e njohur si një grup terrorist nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë. PYD/YPG-ja është dega siriane e këtij grupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button