BE-ja për Kosovën: Të hiqet taksa – vendosja e saj ndikoi negativisht në dialog

Shefja e Zyrës së Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë përsëritur edhe një herë shqetësimin e tyre për taksën 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, njofton Klan Kosova.

“Siç është theksuar tashmë në shumë raste, kjo paraqet një shkelje të qartë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), është në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe ndikon negativisht në bashkëpunimin rajonal”, thuhet në njoftimin për media.

“BE-ja është donatori, investuesi dhe partneri tregtar më i madh i Kosovës. Barrierat tarifore dhe jotarifore në tregtinë e lirë, qofshin të imponuara nga Kosova apo ndonjë nga fqinjët e saj, pengojnë rrugën e rajonit drejt një ekonomie konkurruese të tregut dhe e bëjnë më pak tërheqës si vend për të investuar”.

“Vendosja e taksës ka ndikuar negativisht në procesin e Dialogut me Serbinë. Heqja e taksës do të mundësonte rifillimin të shpejtë të këtij Dialogu. Dialogu i suksesshëm që shpie në një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të kontribuojë në stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit”.

“Jemi të vetëdijshëm se suksesi i Dialogut varet nga shmangja nga veprimet e padobishme nga të dyja palët dhe rikujtojmë se BE-ja i ka kërkuar të dy palëve të veprojnë në përputhje me këtë; në këtë frymë i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të artikulojë qartë hapat konkretë që do të ndërmarrë për të mundësuar pezullimin e tarifëa, ashtu që bashkëpunimi rajonal të mund të ecë përpara. Ne gjithashtu i bëjmë thirrje Qeverisë që të shqyrtojë seriozisht ofertën e Komisionit Evropian për të ndihmuar në heqjen e pengesave jo-tarifore me të cilat ballafaqohen eksportet e Kosovës në rajon”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button