Starti i fuqishëm i garanton Shaqirit shkëlqimin te Bayerni

Talentet e futbollit të Zvicrës e kanë shprehi për t’u zhdukur në skuadrat e ligave të mëdha të Evropës. Mirëpo, debutimi impresionues i Xherdan Shaqirit në ndeshjen e parë të tij zyrtare me Bayern Munchenin, jep hapësirë të mendohet se ai mund të jetë një përjashtim i mirëseardhur. 

Mesfushori 20-vjeçar nuk ka mundur të kërkojë një start më të mirë, pasi ka shënuar një gol nga gjuajtja e lirë dhe ka asistuar dy të tjerë, në fitoren 4:0 që Bayerni e shënoi ndaj Jahn Regensburgut të hënën, në rrethin e parë të Kupës së Gjermanisë. Shaqiri këto i arriti pasi u fut në lojë në pjesën e dytë. 

Edhe pse përformanca e tij erdhi ndaj një skuadre të Kategorisë së Dytë, ka qenë mjaftueshëm për t’u sugjeruar se i biri i emigrantëve kosovarë mund të arrijë sukses. 

“Ai është lojtar që është në gjendje të mbaj topin dhe të prodhoj befasi dhe kreativitet. Kjo e bën atë të paparashikueshëm”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Matthias Sammer. 

Shaqiri që kishte fituar me Baselin tri herë titullin e Zvicrës dhe dy herë Kupën e Zvicrës, u fut në lojë në pjesën e dytë te rezultati 1:0 në favor të Bayernit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button