Antikorrupsioni filloi me punë pa përkthim në gjuhën shqipe (VIDEO)

Mbledhja e parë e përbërjes së re të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit është zhvilluar vetëm në gjuhën maqedonase, edhe pse Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh përdorim edhe të gjuhës shqipe, transmeton Portalb.mk.

Përkthim sigurohej vetëm në gjuhën maqedonase, kur në shqip flisnin nënkryetari Nuri Bajrami dhe anëtari Shemsi Sallahi.

I pyetur nga Portalb.mk se nuk ka përkthim prej në gjuhën maqedonase në gjuhën shqipe, Bajrami u përgjigj: “Përgjigja është shumë e thjeshtë. Komisioni ka pasur vakum, dhe ka potencial të mangët. Zbatimi i Ligjit do të kërkojë kohë, ndërkaq sot në këto hapësira ku jemi, është e pamundur që kjo të ndodh. Prandaj do të duhet kohë, dhe e përshëndes qëndrimin e Komisionit që në mbledhjen e parë merr vendim që do të formojë grup pune për zbatim të Ligjit”, tha Bajrami.

LEXO: Antikorrupsioni ka shumë raste për të shqyrtuar, por nuk ka kriter nga ku të fillojë
LEXO: Nuri Bajrami u zgjodh nënkryetar, Antikorrupsioni konstatoi se s’ka konflikt interesi
LEXO: Komisioni për Antikorrupsion do ta rishqyrtojë Programin Kulturor të vitit 2019-të

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button