Zaev u takua me përfaqësuesit e projekteve filmike: Do të rritet buxheti në fushën e filmit

Kryeministri Zoran Zaev, ka pasur takim me përfaqësuesit e projekteve të filmave “Zoti ekziston, emrin e ka Petrunija”, “Tokë mjalti” dhe “Shërues”, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zaev i ka uruar punëtorët e filmit për sukseset në nivel botëror, për premierën e filmit “Zoti ekziston emrin e ka Petrunija” më 10shkurt, në konkurrencë zyrtare në festivalin prestigjioz të Berlinit, për premierën botërore të “Tokë mjalti” në festivalin amerikan Sandens, ku fitoi tre çmime, por edhe për sukseset e filmit “Shërues”, i treguar në 53 festivale ndërkombëtare dhe 8 të brendshme, dhe që ka marrë 15 çmime ndërkombëtare dhe 4 të brendshme.

“Sukseset tuaja janë suksese të vendit tonë”, tha kryeministri Zaev.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore, Zaev, paralajmëroi  rritjen e fondeve buxhetore për filmin, që u përshëndet  nga ana punonjësit e filmit.

“Sukseset e shtetit, me hyrjen Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO dhe pritjet e hapjes së bisedimeve me BE, hapin mundësi për zhvillim të vendit, më shumë investime, më shumë para, qasje tek fondet por edhe në tregje dhe fusha të reja. Pres që edhe sukseset tuaja vetëm të rriten, gëzoni mbështetjen e Qeverisë,” tha kryeministri Zaev.

Në takim, punonjësit filmik, i ndanë përvojat pozitive në nivel botëror, të cilat siç than janë sukses i gjithë shtetit.  Në kinematografin e vendit tonë, siç është thënë dallohen talentet të cilët flasin gjuhën e filmit që e tërheq vëmendjen e opinionit botëror filmik. Gjithashtu siç u konstatua bashkërisht, arti filmik si dhe gjithë kultura, me ruajtjen e qasjes kritike, aktualizon tema të rëndësishme nga realiteti, të rëndësishme për qytetarët dhe kjo shpie drejt zgjedhjeve më efikase në kuptimin shoqëror. Në këtë drejtim u bisedua për domethënien e mbështetjes nga shteti në kuptim financiar dhe kualitativ që të mund filmi nga Republika e Maqedonisë së Veriut të mbaj trendin ritës të interesit të publikut botëror filmik. Punonjësit filmik përshëndetën takimin me Kryeministrin Zaev dhe përcaktimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut që të mbështes dhe ndihmoj zhvillimin e industrisë së filmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button