Antikorrupsioni filloi me punë: Ka shumë raste për të shqyrtuar, por nuk ka kriter nga ku të fillojë
“Do ti shikojmë të gjitha rastet, pa përjashtim. Nga kush do të fillojmë. Ja unë them me renditje alfabetike. Nuk kam kriter nga ku të filloj, sepse të gjithë janë të rëndësishëm dhe të gjithë janë me prioritet”, kështu ka deklaruar kryetarja e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit, Biljana Ivanovska, pasi që gazetarët insistonin të kuptonin se cili rast i konfliktit të interesit gjatë emërimeve të fundit të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike do të shqyrtohet i pari nga ata, transmeton Portalb.mk.
Duke folur më tej, kryetarja Ivanovska tha se deri tash nuk është parashtruar procedurë për shqyrtim të këtyre rasteve te nepotizmit dhe konfliktit të interesit, megjithëse njoftoi se ligji ua hap dyert që ata të veprojnë me vetiniciative që atë ta hulumtojmë.
Ajo sërish sqaroi se çështja e konfliktit të interesit do të mbetet peng i normave morale dhe etike të bartësve të funksionarëve shtetërorë.
“Konfliktet e interesit është hapësirë ku bartësit e funksioneve publike është e nevojshme seriozisht të pyeten, sepse kjo është një linjë e hollë mes sjelljes normative dhe etike. Sërish bartësit e funksioneve duhet të bazohen në normat morale dhe etike të tyre”, tha më tej Ivanovska.
Prioritet sigurimi i hapësirave
Megjithëse afër fushatës zgjedhore presidenciale, dhe me mbi 3000 deklarata të pasurive të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, 100 denoncimeve të korrupsionit dhe numrit jo pak të vogël të konflikteve të interesit, prioritet i Komisionit për Antikorrupsion mbete sigurimi i hapësirave të reja, për të cilat do të kërkojë mjete nga Qeveria e Maqedonisë.
“Na është mbledhur shumë punë, para se gjithash ne duhet të zgjidhim problemin me hapësirën, që të mund të funksionojmë. Për këtë kërkojmë edhe nga ana juaj – mediat që ta keni parasysh edhe këtë. Për këtë qëllim Komisioni duhet të sigurojë hapësira të reja, ku duhet të vendoset aparatura”, tha Ivanovska.
Siç njoftuan më tej, aparatura ka arritur që në muajin maj të vitit 2018-të, por për shkak se nuk ka mundur të instalohet, ajo gjendet në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë, deri sa të gjendet hapësira e re.
LEXO: Nuri Bajrami u zgjodh nënkryetar, Antikorrupsioni konstatoi se s’ka konflikt interesi
Ndryshe, Komisioni për Antikorrupsion ka 11 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.