VMRO i përgjigjet BDI-së: Bëjmë politikë principiele

“Ne udhëheqim politikë principiele të bazuar në platformë ideologjike e konfirmuar nga partia dhe anëtarësia. Ajo platformë dhe ato politika marrin legjitimitetin e vet në zgjedhje”.

Ky është qëndrimi i VMRO-së qeveritare pas paralajmërimeve nga BDI se nëse Ligji për “branitellat” kalon në Kuvend pa amendamentet e BDI-së, ato do të lëshojnë qeverinë.

Me këtë VMRO konfirmoi se punon në bazë të platformës së vet partiake, dhe jo në bazë të ndonjë platforme të përbashkët qeveritare, në të cilën u thirr sot BDI. Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdylaqim Ademi sot tha se në platformën e përbashkët Qeveritare në mungesë të gatishmërisë nga VMRO për të pranuar një Ligj gjithëpërfshirës për pjesëmarrësit në konfliktin e vitit 2001 dy partitë më të mëdha ishin dakorduar që mos të hapet kjo temë gjatë këtij mandati.

Platforma e përbashkët qeveritare shpeshherë është përmendur si arritje politike e BDI-së, nga zyrtarë të lartë të kësaj partie.

Nga ana tjetër, edhe VMRO akuzoi BDI-në se po punën sipas platformës së vet partiake, pasi siç thanë, vendosja e luleve në Sllupçan nuk është pjesë e marrëveshjes politike mes dy partnerëve të koalicionit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button