Reeker: Sa më shpejtë të gjendet zgjidhje e pranueshme për emrin

Maqedonia pret mbështetje të përforcuar nga SHBA-të për proceset euro-integruese, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në takimin e sotëm me Philip Reeker.

Reeker, theksoi kënaqësinë nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale mes dy vendeve mike dhe interesin që të njëjtat edhe në periudhën e ardhshme të zhvillohen me dinamikë të madhe.

Nga ana e tij u riafirmua qëndrimi i njohur për mbështetje të fortë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për anëtarësim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike pozitivisht u prononcua për përparimin e procesit të Dialogut në nivel të lartë me BE-në, gjë të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës parezerva e mbështesin.

Reeker theksoi se vizita e paradokohshme e Sekretarit të përgjithshëm të KB-ve Ban Ki Moon, si dhe porositë e tij, mund të kontribojnë drejt gjetjes sa më të shpejtë të zgjidhjes së pranueshme rreth emrit, theksohet në kumtesën e MPJ-së. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button