Berisha kërkon bashkëpunim mes partive shqiptare në Maqedoni

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi ka nxitur partitë politike shqiptare në këtë vend që të bashkëpunojnë.

“Ne mbështesim fuqishëm përpjekjet për bashkëpunim midis forcave politike shqiptare dhe midis forcave politike të etnive të ndryshme në këtë vend, si interesi më i mirë i paqes, stabilitetit dhe integrimit të Maqedonisë”, tha thënë Berisha.  

Nga ana tjetër, kreu i PDSH-së është shprehur se po tentohet të hidhen hapa drejtë një bashkimi të partive shqiptare por më shumë ai i dha rëndësi proceseve integruese.

“Mu dha mundësia që ta informoj Kryeministrin Berisha për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, për përpjekjen e PDSH që të vendosë ura bashkëpunimi me forca politike qoftë shqiptare qoftë maqedonase, të cilat do ta përshpejtojnë procesin integrues të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, është shprehur Thaçi.

Nga ana tjetër ai nënvizoi se “garantova kryeministrin se PDSH do të udhëheqë një politike të drejtë këmbëngulëse shqiptare”.

Gjatë takimit, Berisha shprehu edhe njëherë ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të kësaj Partie, Arbën Xhaferri, i cili tha ai “lë një trashëgimi, e cila do të frymëzojë shqiptarët në mbrojtjen  e idealeve  dhe interesave të tyre”./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button