Kumanovë, të verbërit kërkojnë ujë falas

Shoqata e të verbërve në Kumanovë këto ditë ka dalur me kërkesë për lirim nga pagesa e ujit dhe ndriçimit rrugor. Nga kjo shoqatë planifikojnë që këto ditë këtë kërkesën t’ia dorëzojnë Këshillit komunal të Kumanovës për shqyrtim dhe miratim. Kjo kërkesë nga shoqatat e personave të verbërve në Kumanovë vie pasiqë Këshilli komunal i Kumanovës, ka sjellur vendim për lirimin nga pagesa e taksave komunale për punëtorët e falimentuar dhe rastet tjera sociale. 

Ata thonë se për një familje katër anëtarëshe do të ishte mirë të mundësohet  të mos paguhen faturat e ujit. Kjo, jo të merr karakterin e lëmoshës, por të barazohen personat e verbër me njerëzit e shëndoshë. Nuk është njësoj kur shpenzon ujë një grua e shëndoshë me atë që është e verbër, sepse gruaja e shëndoshë do të harxhojë shumë më pak ujë se sa ajo që është e verbër dhe shumë raste të tjera gjatë larjes së teshave apo nevojave tjera higjienike. Nënkuptohet se gruaja e verbër nuk ka kontroll gjatë shpenzimit të ujit. 

Nga kjo shoqatë gjithashtu theksojnë e nevojën e shfrytëzimit të energjisë elektrike duke theksuar se këta persona nuk munden të ngrohen me drunjë sepse mund të ndodhë më e keqja, andaj e domosdoshme është ngrohja me energji elektrike. Andaj nga kjo shoqatë theksojnë se nuk kërkojnë lëmoshë, pasiqë me këtë fakt do të ndihen të nënçmuar, porse vetëm kërkojnë trajtim human dhe konform standardeve ndërkombëtare për persona të hendikepuar brenda një shoqërie, siç është gati në të gjitha shtetet evropiane./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button