(VIDEO)Kuvendi vazhdon punën me një minutë heshtje për Xhaferin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot vazhdon punën pas pushimeve verore. Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski hapi vazhdimin e seancës së 35-të plenare, duke i thirrur deputetët të mbajnë një minutë heshtje në shenjë respekti për të ndjerin Arbën Xhaferi, i cili ishte edhe deputet aktual në Kuvendin e Maqedonisë, nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare.

Megjithatë, pas këtij nderimi të Xhaferit Kuvendi nuk vazhdoi punën, pasi deputeti i PDSH-së, Imer Aliu vazhdoi me praktikën e krijuar nga deputetët e kësaj partie, të kërkojnë pauzë në shenjë proteste për mos transmetimin e fjalimeve të tyre në gjuhën shqipe.

Në vend se në ora 13:00, kur zakonisht merrnin pauzën deputetët e PDSH-së, kësaj radhe këtë e bënë që në hapje të seancës plenare./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button