Dielli do të shkëlqejë, temperatura deri në 38 gradë celsius

Sot moti në Maqedoni do të jetë i nxehtë dhe me diell. Sipas parashikimeve të meteorologëve do të fryjë erë e dobët në drejtim të ndryshëm.

Temperaturat ditore do të lëvizin nga 29 deri më 38 gradë celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperatura deri më 36 gradë celsius.

Indeksi i rrezeve ultravjollcë do të jetë 8.

Maqedonia nga sot është kapluar sërish nga vala e nxehtë andaj mjekët rekomandojnë të konsumohet më shumë ujë, të hahen ushqime të lehta si dhe mos të dilet në vende të hapura nga periudha 11-17 . /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button