Osmani: ‘Heshtja për branitelat, respekt për festën e Bajramit’

Pas Propozim Ligjit për të drejta të veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të cilin e paralajmëruan nga partia e VMRO-së, opinioni i gjerë, sidomos ai shqiptar, ishte në pritje të qëndrimit të partisë shqiptare në pushtet. Edhe pse të kontaktuar, nga BDI nuk patën përgjigje.

Sot zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, në profilin e tij në Facebook ka arsyetuar heshtjen e tyre duke thënë se nuk kanë dashur të shqetësojnë opinionin në ditë feste.

“Dëgjoj dhe lexoj komente se BDI po hesht për propozim ligjin e dorzuar per “branitelat”. Dua tu bëj me dije se heshtja është vetëm për shkak respektit ndaj qytetarëve që këto ditë festive të Bajramit ti kalojnë sa më të qetë dhe pa polemika të shumta politike. Nëse të tjerët nuk i respektojnë qytetarët në dite para festës, ne së paku që mund të bëjmë është që ne ti respektojmë qytetarët tonë” – ka shkruar Osmani në Facebook.

I kontaktuar nga Portalb të shtunën, zëdhënësi i BDI-së jo vetëm që nuk dha prononcim, por as që u përgjigj nëse do të prononcohet ose jo. Kjo nuk është hera e parë që ai të bëjë selektimin e temave për të cilat prononcohet./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button