Qeveria vazhdon të reklamohet, tani edhe në 2D

Vazhdojnë shpenzimet marramendëse të qeverisë në fushata reklamuese dhe spote publicitare. Edhe pse ditë jo pune, sot Ministria e Shëndetësisë nxorri shpalljen për përpunimin e video spoteve të animuara në 2D, me të cilat do të promovohet sistemi elektronik në listat e përcaktimit të termineve.

Për shërbimet reklamuese të këtij tipi ofertuesit duhet të aplikojnë në afat prej një jave, deri 27 gusht. Kriteri i Ministrisë që të lidh marrëveshje me agjencionin i cili mund të krijon dy klipet publicitare 2D është çmimi më i ulët./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button