16 vjeçarja shqiptare që përloti jurinë e X Factor – VIDEO

Arbesa Sinanaj, 16 vjeçe nga Kosova ka patur sukses në konkurimin e saj të parë në X FACTOR në Gjermani. Sinanaj ka kënduar këngën “You Found me “ nga The Fray dhe me zërin e saj ka bërë anëtaren e jurisë të qajë gjatë këngës.

Klikoni mbi këtë link për të parë videon.


Në një prononcim për një media kosovare Sinanaj ka thënë se Muzika për mua është gjithçka. Nuk e kam planifuar të shkoj në “X Factor” këtë vit por ka qenë një aksion spontan. Sandra Nasic, anëtarja e jurisë së X FACTOR nuk mundi ti ndalte lotët gjatë kohës kur Sinanaj po këndonte.

Sinanaj ka thënë për Sandrën se “Kur kam parë Sandra-n duke qarë nuk mund ta besoja. Unë asnjëherë skam qenë para një publiku aq të madhë dhe prandaj kam pas shumë frikë por e di se kjo është normale pasi që për herë të parë kam dalë në televizon”.

Koha e radhës në të cilën 16 vjeçarja do të konkurojë është data 26 gusht në të cilën do të vendoset nëse do ta vazhdojë konkurimin. X FACTOR transmetohet nga kanali gjerman FOX.

Lajme të ngjashme

Back to top button