Shkup,hapen dy drejtime të reja të shkollës së mesme

Dy paralele të reja të mesme të profilit teknik komunikacioni dhe teknik të shpedicionit transport, do të hapen këtë vit në Shkup. Bëhet fjalë për shkollën e mesme private AR-DI e themeluar nga biznesmeni Nexhmedin Fazliu.

“Afati i regjistrimit vazhdon deri më 1 shtator, kemi paraparë këtë vit të hapim dy paralele, një paralele teknik komunikacioni dhe një paralele teknike shpedicion dhe transport. Deri tani është plotësuar vetëm një paralele, vende të lira ka ende, ne kemi krijuar kushte  dhe përgatitje infrastrukturore e kadrovike për dy paralele” tha Fazliu.

Ai informoi se kjo shkollë e mesme është e akredituar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa kanë aplikuar për të marrë akreditim edhe për Universitetin e parë privat në vend të kësaj lëmie. 

“Perspektiva në shkollën tonë është se pas katër viteve ata mund të regjistrohen në fakultetin tonë, deri atëherë besoj së fakulteti jonë veç më do të jetë i akredituar nga ana e MASH-it, presim që prej vitit akademik 2013/2014, të startojmë edhe me fakultet. Shkolla e mesme është e licencuar prej vitit 2010” njoftoi Fazliu.

Profesorët të cilët ligjërojnë në këtë shkollë të mesme private, janë kuadro të cilët ligjërojnë në shkollën e mesme publike e profesionalizuar për këtë drejtim “Boro Petrushevski” Shkup.
Një vit shkollor në Kolexhin privat “Ar-di” kushton 500 euro. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button