Thaçi: Në Uashington kërkova që dialogu të vazhdojë pa e hequr taksën. Më thanë: “NO!”

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet pa u hequr taksa, por përgjigja ka qenë negative, njofton Klan Kosova.

“Është plotësisht e padrejtë nga ana e Serbisë që ta kushtëzojë dialogun. Por, është krijuar një realitet në botë – edhe në Uashington, edhe në Bruksel – që Kosova duke e vënë taksën e duke mos e pezulluar atë është shndërruar në pengesë në vazhdimin e dialogut. Ne duhet të punojmë në këtë drejtim”, ka thënë Thaçi në konferencë për media.

“Unë kam kërkuar në Uashington mundësinë e vazhdimit të dialogut pa e hequr taksën. Më vjen keq, përgjigja është: Më së paku duhet të ndodhë pezullimi që të vazhdojë dialogu. Prandaj jemi në këtë situatë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button