Vdes shkupjani që fluturoi nga ura në rrugën Gostivar-Kërçovë

Tetëdhjetë e pesë vjeçari nga Shkupi, D.A e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Gostivar-Kërçovë.

Aksidenti, lajmëron policia, ka ndodhur dje në orën 14 kur vozitësi D.A. ka qenë duke vozitur veturën e tipit Golf 1 ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë nga ura në afërsi të vendit Novo Sello.

Ai ka vdekur menjëherë. Prokurori publik, gjykatësi hetues dhe policia kanë kryer ekspertizën në vendngjarje. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button