Vulin: Nuk ka mbaruar lufta për Kosovën

Kosova nuk mund të jetë shtet nëse serbet nuk heqin dorë nga lufta për Kosovën, ka thënë në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin.
Sipas tij, e vërteta është se çështja e Kosovës është e rëndë, por jo pa shpresë, raporton KTV.

“E vetmja mënyrë qe Kosova të jetë shtet është qe në të heqim dorë nga lufta për Kosovën dhe të themi se Kosova është shtet. Ende nuk ka lindur gojë serbe qe do ta thotë një gjë të tillë”, ka theksuar Vulin, ndërsa ka kërkuar të dënohen “kryerësit e krimeve ndaj serbëve”./Portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button