Atmosferë feste në Tetovë, shitësit të kënaqur

Festa e Bajramit ka stërmbushur rrugët në qytetin e Tetovës, qytetarët të shumë kanë dalë të blejnë tesha dhe ushqime për të festuar këtë festë islame, ku sipas traditës ata fëmijëve u blejnë tesha, ndërsa sofrën e  tyre këtë ditë e pasurojmë me ushqime të begatshme.

Si zakonisht para këtyre ditëve festive më të frekuentuar në Tetovë janë qendrat tregtare dhe tregu i gjelbër ku mund  të gjendet edhe artikujt për këtë festë.

Në një anketë te realizuar nga Portalb, shitësit shprehen se kjo festë ndryshon nga festat tjetra sepse qytetarët deshën apo nuk deshën dalin në treg për të blerë për të afërmit e tyre dhe për fëmijët e tyre.
“Kjo është një festë e ndryshme pasi që mu për këtë shkak myslimanët japin edhe fitra ndaj të varfërve, ku këto  pak të holla i bëjnë ata të lumtur dhe  u mundësojnë atyre që të dalin në treg për të pasuruar këtë festë të myslimanëve“ – thotë Nehat Ramadani shitës i pemëve në tregun e gjelbërt të Tetovës.  

“Ne jemi të kënaqur për këtë festë edhe pse shumë nga qytetarët nuk kanë mundësi të blejnë çdo gjë, ne u japim atyre edhe gjërat me lirim vetëm e vetëm që ti kënaqin të afërmit e tyre” thotë Xhabir Hajrullau, shitës i një butiku në Qendrën e re tregtare në Tetovë.

Tash më është bërë e zakonshme që komunikacioni në qytetin  e  Tetovës të jetë i mbigarkuar sidomos pasi që në disa rrugë kryesore punohet për rregullimin e tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button