Nuk ka dëshmi se Çavkov ka kryer vepër penale, tha mbrojtja e tij në fjalët përfundimtare për “27-prillin”

Nuk ekziston as faj e as dëshmi se ka kryer vepër penale, kështu deklaroi avokati i të akuzuarit Mitko Çavkov, Sashko Dukovski në fjalët e tij përfundimtare për ngjarjen e përgjakshme të 27-prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedoni. Ai kërkoi aktvendim lehtësues, sepse, sipas tij, për vepër të tillë penale, për të cilën parashihet më së paku dënim me 10 vjet burg, aktakuza bazohet në, siç theksoi, në një fjali jo të plotë se nuk është dhënë urdhër për shpërndarjen e forcave shtesë policore për të parandaluar hyrjen në Kuvend. Ai shtoi se urdhrin e tillë ka mundur ta jep edhe ministri Agim Nuhiu, transmeton Portalb.mk.

“Në një gjysmë fjali ju nuk mund të keni aktakuzë për vepër penale ‘vjedhje’, e leje më për vepër të tillë penale. Gjoja thoni se nuk është dhënë urdhër për angazhimin e forcave shtesë policore, në pajtim me nenin 20 që akuzohet Çavkov se nuk angazhuar forca shtesë policore, ky angazhim i përket edhe ministrit Agim Nuhiu që ta bëjë.”, tha Dukovski.

Në procedurë gjyqësore fillohet dhe përfundohet me dëshmi për vepër konkrete penale. Këtu nuk ka të tilla. Ai shtoi si Çavkov nuk ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së deri sa ka zgjatur sulmi në Kuvend, por atje ka shkuar pas mesnate, ndëra të dhënat për stacionet bazë se ku ka qenë Çavkov nuk janë dëshmi e fortë.

Fjalët përfundimtare javën e kaluar u thanë nga Prokuroria. Prokurorja  Villma Ruskoska tha se i akuzuari Mitko Çavkov mbrëmjen kur ka ndodhur sulmi në Kuvend, si bartës i komandës së artë, nuk ka qenë në Ministrisë e Punëve të Brendshme, por në selinë e VMRO-DPMNE-së. Ndërkaq, siç theksoi prokurorja, në këtë rast për herë të parë përmendet edhe emri i Nikolla Gruevskit pasi të akuzuarit Jane Çento dhe Aleksander Vasillevski – Ninxha janë nervozuar me Çavkovin dhe kanë punuar sipas direktivës së Gruevskit.

Në fund të fjalimit prokurorja tha:

“Në fund, do të them se Prokuroria dëshmoi se më 27 prill 2017 është kryer sulm i organizuar. Dëshmojmë se nuk ishte sulm spontan në turmën e njerëzve që rezultuan në dhunë të pa kontrolluar. Kemi dëshmuar se me paramendim është zbatuar sulmi nga personat që ulen në gjykatë, por edhe nga ata që falë Ligjit për Amnisti nuk ndodhen më në gjykatë. Kemi dëshmuar se veprimet janë lidhur me qëllim që të kërcënohet rendi kushtetues.  Duke e zhvilluar këtë procedurë, pres që në seancë të ulen edhe organizatorët e sulmit”, tha në fund Ruskoska.

Ndryshe, në bankën e të akuzuarve mbeten pesë persona të cilët nuk kanë kërkuar amnisti: ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, shefi i MPB, Dushko Lazarov, një nga udhëheqësit e “Për Maqedoni të Përbashkët”, Igor DurllovskiJane Çento dhe Igor Jug nga shoqëritë patriotike, si dhe 13 të akuzuar, kërkesat e të cilëve në janë pranuar për amnisti.

Gjykata i ka refuzuar kërkesat për amnisti për Aleksander Vasillevski – NinxhanNikolla Mitrevski – Kolo, Goran Gjoshevskin, Mitko PeshovinOliver Popovskin, Oliver Radullovin, Sasho Markovskin, Munir Peliqin, Abdulfeta Alimin, Mlladen Dodevskin, Gorançe Angellovskin, Vllatko Trajkovskin dhe Villijam Mihajllovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button