Zjarr në një hotel në Argjentinë, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur

 Të paktën një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga zjarri në një hotel në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri në hotelin i cili ndodhet afër monumentit Obelisco, një nga pamjet më të njohura të kryeqytetit argjentinas, shpërtheu nga arsye ende të panjohura.

Me përpjekjet e mëdha të zjarrfikësve, zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk u përhap në ndërtesat e afërta. Viktima është një grua ndërsa mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Katër persona janë në njësinë e kujdesit intensiv.

Oscar Valcarce nga ekipi i emergjencës konfirmoi se 52 persona u shtruan në spital.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button