Australia ka regjistruar muajin më të nxehtë në histori

Australia, në janar, regjistroi muajin më të nxehtë në histori.

Sipas Byrosë së Meteorologjisë, nxehtësia ekstreme ishte “e pashembullt” gjatë periudhës së verës, transmeton REL.

Së paku pesë ditë në janar kanë qenë ndër dhjetë më të nxehtat në histori – me temperatura mesatare prej 40 gradësh Celsius.

Moti i nxehtë ka shkaktuar viktima në njerëz dhe zjarre.

Disa lloje të kafshëve të egra kanë pësuar gjithashtu.

Ka pasur njoftime për ngordhje masive të kuajve të egër dhe lakuriqëve në zonat e prekura nga thatësirat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button