Treni mbyti një burrë në Lisiçë

Një person i moshës 65 vjeçare sot në mëngjes humbi jetën në fatkeqësi hekurudhore në lagjen Lisiçë të Shkupit.

Sipas informatave të para të policisë, treni transportues Shkup – Gjevgjeli, i cili sot në mëngjes qarkullonte rreth orës 9:30, në sinjalin hyrës nga stacioni hekurudhor Lisiçë deri te kanali, goditi burrin identiteti i të cilit tani për tani nuk diihet.

Për shkak të seriozitetit të plagëve, njeriu ndërroi jetë në vendngjarje. Komunikacioni hekurudhor momentalisht është në ndërprerje deri në përfundimin e hetimit policor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button