Reeker vjen të dielën, takohet me Ahmetin dhe Thaçin

Zëvendës ndihmës sekretari për Evropë dhe Evroazi Philip T. Reeker nga e diela do të qëndrojë për vizitë në Maqedoni. Nga ambasada e SHBA-ve në Shkup njoftojnë se do të qëndrojë në vend me ftesë të presidentit Ivanov për t’u drejtuar në hapjen e konferencës të Shkollës për liderë të ri të presidentit që do të mbahet në Ohër me 20 gusht. 

Reeker do të realizojë takim edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me të cilin do të diskutojnë zhvillimet e fundi në vend lajmëruan nga selia e BDI-së.

Njashtu, Reeker do të takohet edhe me liderin e opozitës Partia Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi me të cilin pritet të flasin për aktivitetet e dhe ndodhitë aktuale politike në vend. 
  
Gjatë vizitës ai do të shfrytëzojë rastin për tu takuar me ambasadorin Ëohlers dhe stafin e ambasadës, si dhe me zyrtarë të qeverisë, afaristë e liderë të komuniteteve. 

Sa i përket Rufi Osmanit, nga selia e tij nuk konfirmuan nëse do të zhvillohet një takim mes Osmanit dhe Reeker.

Reeker do të ndalet edhe në vende tjera në rajon.  Kjo është vizita e dytë e ambasadorit Reeker në Maqedoni gjatë vitit 2012. /portalb
 

Lajme të ngjashme

Back to top button