Kremtohet 20-Vjetori i ARM-së

Me rastin e shënimit të 18 Gushtit, Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, presidenti i shtetit dhe kryekomandant, Gjorge Ivanov sot do ta presë personelin kyç dhe pjesëtarët e ARM-së të cilët e kryejnë obligimin në misionin ISAF në Afganistan dhe në misionin ALTEA në Bosnje e Hercegovinë. 

Siç paralajmëroi kabineti i tij, Ivanov do të realizojë edhe lidhje video-konferenciale me kontingjentet e ARM-së për t’i uruar personalisht 20-vjetorin e ARM-së. 

Në kuadër të festimit të jubileut, është paraparë rreshtim solemn i të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e ARM-së para ndërtesës së Ministrisë me ç’rast do të mbajnë fjalim ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi dhe shefi i SHM-së së ARM-së gjeneral major Goranço Koteski, informon Zhurnal. 

Në rreshtim do të marrin pjesë udhëheqësit e MM-së, shefat e njësiteve organizative në SHM-në e ARM-së, të punësuarit në MM dhe SHM-në e AMR-së, si dhe gjeneralët e pensionuar dhe ish pjesëtarët e tyre. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button