Vriten mbi 30 minatorë afrikanë

Më shumë se 30 njerëz janë vrarë në një minë platini në Afrikën Jugore kur policia tentoi ta shpërbëjë turmën që po protestonte lidhur me kushtet e punës.

Raportet flasin për diku 36 të vdekur, por ministri i policisë, Nati Mthjuthva nuk dha ndonjë shifër precize dhe se njoftoi se “është duke u rritur numri i shumë njerëzve të lënduar”.

Qindra minatorë kishin vendosur, brenda dy ditëve të fundit, tendat në afërsi të minës në Rustenburg me kërkesën për rritje pagash.

Minatorët ishin të armatosur me vegla dhe armë të ndryshme, ndërsa refuzuan të shpërndahen pavarësisht urdhërave të policisë. portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button