Hitzfeld: Talenti i Shaqirit është fantastik

“Bayerni ka bërë punë të shkëlqyer me marrjen e Xherdan Shaqirit nga Baseli, sepse talenti i tij është fantastik. I kam dhënë lirinë në lojë, ai ka ditur ta shfrytëzojë këtë në mënyrën më të mirë, ishte i pranishëm në secilën pjesë të fushës”, tha trajneri zviceran Ottmar Hitzfeld pa ndeshjes që kombëtarja zvicerane e fitoi me Kroacinë 4:2.

“Kjo fitore do të thotë shumë për ne në përgatitjet për ndeshjen kualifikuese me Slloveninë në shtator. Ndonëse ajo ndeshje do të jetë krejtësisht e ndryshme nga kjo që u luajt në Split, mënyra se si e kemi mposhtu Kroacinë do t’iu japë lojtarëve të mi vetëbesim plotësues”, tha Hitzfeld për gazetën Veçernji list, duke lavdëruar lojtarin më të mirë të ndeshjes, Xherdan Shaqirin dhe golashënuesin e dyfishtë Gavranoviqin.

Një gol në këtë ndeshje të zviceranëve kundër Kracisë e ka shënuar edhe lojtari tjetër nga Kosova, Granit Xhaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button