PDSH ka refuzuar komemoracion për Xhaferin në Kuvend

PDSH ka refuzuar komemoracion në Kuvend me rastin e vdekjes së ish liderit të tyre Arbën Xhaferi, lajmëron Kanal 5.

Ata kanë refuzuar ofertën e kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe janë përgjigjur shkurt, se komemoracion për Xhaferin do të ketë, por në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë.

Ndryshe, në nderim të mendimtarit dhe politikanit Arbën Xhaferi, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë mbledhjen e ditës së enjte e filloi me një minutë heshtje, kanë njoftuar mediat në Tiranë. Kryeministri Berisha e quajti ndarjen nga jeta të Xhaferit një humbje të madhe për të gjithë shqiptarët./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button