Assange mori azil nga Ekuadori, Britania ia ndalon daljen

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se qeveria britanike nuk do ta lejojë Julian Assange të dalë nga Britania.

Themeluesit të WikiLeaks, Assange, iu dha të enjten azil politik nga Ekuadori, pasi prej qershorit është ngujuar në ambasadën e këtij shteti në Londër.

Australiani përballet me akuzat për keqtrajtim seksual në Suedi dhe Britania është shprehur e gatshme ta ekstradojë. Por nga Suedia ka mundësi që ai të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku akuzohet për spiunazh dhe mund të dënohet edhe me vdekje.

Assange përmes uebfaqes së tij ka publikuar dy vitet e fundit mijëra dokumente sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë nga mbështetësit e tij vlerësojnë se kjo është arsyeja kryesore që kërkohet nga Suedia, me qëllim ekstradimin në Shtetet e Bashkuara. Pra sipas tyre, akuzat për ngacmim seksual nuk qendrojnë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button