Presidenti i Brazilit u operua për herë të tretë pas sulmit me thikë

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro i është nënshtruar për herë të tretë ndërhyrjes kirurgjike pas sulmit me thikë ndaj tij gjatë fushatës zgjedhor në muajin shtator, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Agencia Brasil, Bolsonaro është operuar për trajtimin e komplikimeve që u paraqitën pas plagëve që pësoi në stomak gjatë sulmit.

Gjatë operimit, i cili ka zgjatur katër orë, Bolsonaros i është nxjerrë qeseja kolostomike e vendosur në zorrën e trashë më herët.

Presidenti brazilian për dhjetë ditë pas operacionit do të vazhdojë punën në një zyrë të përkohshme që do të formohet në Spitalin Albert Einstein në Sao Paulo.

Bolsonaro u sulmua me thikë gjatë fushatë zgjedhore në qytetin Juiz de Fora më 6 shtator të vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button