Fillon gara për indeksin e universiteteve shtetërore

Në universitetet shtetëore në Shkup, Manastir dhe Ohër sot dhe nesër fillon afati i parë për regjistrimin e studentëve në vitin e parë akademik 2012/2013.

Sipas informatës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në pesë universitetet publike ka gjithsej 28.988 vende të lira, prej të cilëve si student të rregullt në kuatën shtetërore janë siguruar 17.371 vende, 7.805 janë për kuotën e studentëve të rregullt me bashkëfinancim të studentëve dhe 3.812 vende të lira ka për studentët e çrregullt.

Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup ka 12.251 vende të lira, prej të cilëve 6.904 për studentë të rregullt në kutin shtetërore, 3.931 për kuotën e studentëve të rregullt me bashkëfinancim të studentëve dhe 1.416 vende të lira për studentët e çrregullt. Në Universitetin Shtetëror të Tetovës regjistrimi do të fillojë më 21 dhe do të zgjasë deri më 24 gusht. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button