Assange, Britania kërcënon me sulm ndaj ambasadës së Ekuadorit

Ekuadori tashmë e ka marrë një vendim për sa i përket azilit politik të themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange. Nga burimet paraprake thuhet se raporti do të bëhet publik në mëngjesin e ditës së enjte, sipas Ministrit të Jashtëm të Quitos, Ricardo Patino. I cili shtoi se Britania ka kërcënuar se do të sulmojë Ambasadën e Ekuadorit në Londër për të arrestuar aktivistin, të strehuar aty.

Mes të tjerave Foreign Office tha se do të revokojë statusin diplomatik të Ambasadës.

“Nëse masa, e njoftuar në komunikimin zyrtar britanik do të hyjë në fuqi, ajo do të interpretohet nga Ekuadori, si një akt i papranueshëm, antipatik, armiqësor dhe si një përpjekje kundër sovranitetit tonë. Kjo do të na detyrojë që ne të përgjigjemi”, tha Patino, duke shtuar:

“Ne nuk jemi një koloni britanike”,

Zyra e Jashtme ka konfirmuar se Britania e Madhe është e vendosur për të ekstraduar Assange në Suedi, ku do të përballet me akuzuat për përdhunim.

Lajme të ngjashme

Back to top button