Matoshi: Nga taksa e Qeverisë Haradinaj përfiton dhe Amerika
Halil Matoshi, këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se nga taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, përfitojnë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.
Ai, duke iu drejtuar skeptikëve që e kritikojnë vendosjen e taksës, ka thënë se shtetet flasin me gjuhën e taksave.
Sipas tij, në dhjetor të vitit 2017, Kosova ka importuar rreth tre milionë euro nga Shtetet e Bashkuara.
“Në dhjetor të vitit 2018, Kosova ka importuar 7.66 milionë euro mallra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:
Amerika përfiton nga taksa 100% e Qeverisë Haradinaj
Për “numerologët” e LDK-së dhe të gjithë skeptikët (edhe ndërkombëtarë!???) që janë frikë joracionale dhe e kritikojnë taksën 100% të vënë nga Kryeministri Haradinaj
Lexoni e mësoni se shtetet flasin me gjuhën e taksave.
Madje Presidenti Trump tha për veten se është njeri i tarifave, duke folur për taksat në mallërat e Kinës etj.
Nga taksa 100% në mallërat e Serbisë dhe Bosnjës ka përfituar ekonomia anerikane!
Lexoni e besoni:
Në dhjetor 2017 Kosova ka importu 3 milionë € mallra nga SHBA-ja.
Në dhjetor 2018 Kosova ka importu 7.66 Euro milionë € mallra nga SHBA!?
Pos ShBA-së nga ‘Taksa Haradinaj’ kanë përfituar edhe tetë shtete të BE-së:
Austria, nga 4.1 në 6.9 € million;
Greqia, nga 8.2 në 17.7;
Hungaria, nga 2.5 në 4.3;
Italia, nga 17 në 19.1;
Polonia,nga 6.9 në 8.9;
Slovenia, nga 7.1 në 15.99;
Bullgaria, nga 5.6 në 8.5;
Croatia, nga 5.9 në 7.1;
Dhe pos këtyre vendeve, nga tarifat në mallërat e Serbisë, kanë rritur ndjeshëm eksportet e tyre në Kosovë edhe Shqipëria, nga 10.8 në 17;396;
Turqia, nga 25.12 në 32.3 dhe
Maqedonia, nga 12.6 në 17 48;
Kosova ka një treg që duhet respektuar!
(Burimi: Enti i Statistikave të Kosovës)