Afganistan, shpërthim në një ndeshje volejbolli, disa të vdekur

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë gjatë një ndeshjeje volejbolli në qarkun Tala-u Barfak të provincës veriore të Afganistanit, Baglan, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Tala-u Barfak, Abdul Ahmad Ahmadi, në deklaratën për mediat, tha se bomba e vendosur në vendin ku luhej ndeshja e volejbollit ka shpërthyer gjatë ndeshjes.

Sipas tij, nga sulmi kanë humbur jetën 5 persona ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Ahmadi shtoi se fshati Barfak është nën kontrollin e talebanëve.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button