SHBA përshëndet lidershipin e ministrit Besimi

“Përshëndesim lidershipin e guximshëm të ministrit Besimi në përfaqësimin dhe shërbimin të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”- thonë nga ambasada amerikane në Shkup, në pyetjen se si e vlerësojnë paraqitjen e ministrit të mbrojtjes Fatmir Besimi dhe delegacionit të Armatës në Sllupçan, lajmëroi TV Alfa, transmeton Portalb.

“Para 11 vitesh Maqedonia u përball me rrezik nga lufta e përgjakshme qytetare dhe familjet në të gjithë vendin vuajnë për humbjen e më të afërmve në konfliktin e vitit 2001. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht evitoi luftën qytetare dhe trasoi rrugën e Maqedonisë që të përparon si demokraci unitare, dinamike dhe e sigurt. Vizioni i patriotizmit dhe liderët si ministri Besimi janë kritike në procesin e shërimit të plagëve te të dy palët nga konflikti dhe i ndihmojnë Maqedonisë të bëhet vend i cili ofron premtimin dhe prosperitetin për qytetarët e tyre, pavarësisht të përkatësisë së tyre etnike, fetare apo bindjes politike” – thonë nga ambasada e SHBA-ve në Shkup./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button