Rasti “Arka”: Opinioni u përjashtua nga salla për shkak se dëshmojnë të punësuar në DSK

Gjykata e ka përjashtuar opinionin nga gjykimi i rastit “Arka” për shkak të dëgjimit të dëshmitarit, të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) për shkak të rrezikut të sekretit zyrtar që mund ta japë, transmeton Portalb.mk.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq tha se Këshilli e pranon propozimin e Prokurorisë Speciale Publike dhe e përjashtoi opinionin nga salla gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit.

Rasti ndodhet në procedurën e dëshmive dhe në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy dëshmitarë, të punësuar në DSK.

“Duke pasur parasysh rrethanën me të cilën punon institucioni, ndërsa duke pasur parasysh edhe pyetjet që lidhen me punën, ekziston mundësi e dhënies së sekretit zyrtar. Kërkojmë që opinioni të kyçet nga dëgjimi i dëshmitarit”, tha prokurori publik Ajro nga prokuroria Speciale Publike.

Të akuzuarit në “Arka” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për autorizim dhe shkaktim të dëmit ndaj buxhetit shtetëror në vlerë prej 862,045 euro për furnizim të pajisjeve elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe trajnim të përdorimit të saj nga ndërmarrje në Britani të Madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button